Merz: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën, po përshkallëzon tensionet në Evropë
Merz: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën, po përshkallëzon tensionet në Evropë 25.11.2026 | 01:55
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se ambiciet e Rusisë shkojnë përtej Ukrainës, duke theksuar se Moska po përshkallëzon aktivitetet e saj në disa rajone të Evropës dhe po shton presionin edhe brenda kufijve të vendeve evropiane.
 
Gjatë një fjalimi në Bundestag, ku prezantoi prioritetet buxhetore dhe sfidat me të cilat përballet vendi, Merz deklaroi se Rusia ka objektiva më të gjera se lufta në Ukrainë.
 
“Rusia e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe Rusia dëshiron më shumë se Ukrainën”, u shpreh kancelari, duke paralajmëruar se kushdo që nuk e kupton këtë rrezik nuk po e sheh realitetin ndërkombëtar ashtu siç është.
 
 
Merz tha se Rusia po rrit tensionet në rajonin e Baltikut, në Poloni, në Detin e Zi dhe madje edhe në hapësirën e jashtme.
 
“Po përshkallëzohet në një shkallë masive, përfshirë edhe këtu brenda kufijve tanë, madje edhe me koston e jetëve njerëzore. Kjo është situata. Dhe kjo është arsyeja pse ne, si evropianë, duhet të vendosim kufij të qartë për Rusinë”, tha ai.
 
Kancelari gjerman nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën, duke e lidhur drejtpërdrejt sigurinë e saj me atë të Evropës.
 
“Duke mbështetur Ukrainën, ne po mbështesim dhe mbrojmë veten”, theksoi Merz, duke iu referuar edhe takimit të Koalicionit të të Gatshmëve, të zhvilluar javën e kaluar në Berlin. Sipas tij, delegacioni amerikan ishte i befasuar nga uniteti që treguan vendet evropiane për këtë çështje.
 
Merz u ndal edhe te nevoja për forcimin e mbrojtjes, ekonomisë dhe infrastrukturës gjermane, duke pranuar se këto çështje janë neglizhuar për një kohë të gjatë.
 
Ai foli gjithashtu për negociatat mbi buxhetin e ardhshëm të Bashkimit Evropian, duke theksuar se shpenzimet duhet të përqendrohen në sektorët që forcojnë sigurinë dhe konkurrueshmërinë e Evropës.
 
Sipas kancelarit, Gjermania ka nisur të ndryshojë kursin përballë sfidave ekonomike dhe të sigurisë, megjithëse buxheti i ri nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë të gjitha problemet e vendit.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.