OKB: Të shqetësuar për pastrimin etnik dhe urinë në Gaza
OKB: Të shqetësuar për pastrimin etnik dhe urinë në Gaza 19.02.2026 | 03:48
Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët ka shprehur shqetësime lidhur me pastrimin etnik në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
 
”Sulmet e intensifikuara, shkatërrimi metodik i lagjeve të tëra dhe refuzimi i ndihmës humanitare duket se synojnë një ndryshim të përhershëm demografik në Gaza”, thuhet në raport.
 
”Kjo, së bashku me transferimet e detyruara, që duket se synojnë zhvendosje të përhershme, ngre shqetësime për pastrim etnik në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, shtohet në të.
 
Izraeli prej kohësh akuzon Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut për paragjykime.
 
Në një reagim, misioni izraelit në Gjenevë tha se ”zyra e Komisionerit të Lartë është angazhuar në një fushatë të egër demonizimi dhe dezinformimi kundër shtetit të Izraelit. Ajo duhet të mbajë përgjegjësi për promovimin entuziast të nxitjes së urrejtjes, deformimit dhe keqinformimit. Zyra, stafi i saj aktivist dhe lidhja me të ashtuquajturit ekspertë që shpërndajnë nxitje, ka humbur të gjithë besueshmërinë”.
 
Raporti i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i kërkuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, thotë se midis 1 nëntorit 2024 dhe 31 tetorit 2025, të paktën 463 persona kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës, përfshirë 157 fëmijë.
 
“Përdorimi i urisë si armë lufte kundër popullsisë civile përbën një krim lufte”, shton raporti.
 
Më 9 tetor të vitit të kaluar, hyri në fuqi plani amerikan për përfundimin e konfliktit në Gaza me një armëpushim.
 
Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, të kontrolluara nga lëvizja militante palestineze Hamas, mbi 1 500 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga ajo kohë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.