Palestinezët kritikojnë planin e Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve
Palestinezët kritikojnë planin e Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve 22.12.2025 | 16:17
Zyrtarët palestinezë dhe grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kritikuar vendimin e fundit të Tel Avivit zyrtar, i cili ka bërë të ditur se planifikon të rrisë edhe më tej numrin e vendbanimeve izraelite brenda territorit të Bregut Perëndimor.
 
Përfaqësuesit e autoriteteve palestineze në Bregun Perëndimor, si dhe organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë kritikuar vendimin e sotëm të kabinetit qeveritar të Izraelit, i cili ka miratuar propozimin për ndërtimin e 19 vendbanimeve të reja për kolonët izraelitë brenda këtij territori.
 
Organizatat palestineze dhe grupet humanitare thonë se këto vendbanime, të cilat sipas ligjit ndërkombëtar konsiderohen të paligjshme, kanë për qëllim pamundësimin e krijimit të shtetit palestinez, si dhe kolonizimin e ngadalshëm të Bregut Perëndimor.
 
Sipas tyre, kolonizimi i këtij territori përmes vendbanimeve të tilla është një plan afatgjatë i Izraelit. Megjithatë, ata theksojnë se qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu, gjatë viteve të fundit, ka rritur ndjeshëm ritmin e ndërtimit të tyre, duke krijuar 69 vendbanime për më pak se tri vite.
 
Grupi humanitar Peace Now ka bërë të ditur se në vitin 2022, në të gjithë territorin e Bregut Perëndimor, kanë ekzistuar 141 vendbanime, ndërsa aktualisht ky numër ka arritur në 210, çka përfaqëson një rritje prej gati 50 për qind brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore.
 
Njëkohësisht me rritjen e numrit të vendbanimeve, është shtuar ndjeshëm edhe numri i sulmeve të kolonëve izraelitë ndaj banorëve palestinezë në Bregun Perëndimor. Këto incidente shihen si pjesë e një plani më të gjerë për aneksimin e plotë të këtij territori brenda shtetit të Izraelit.
 
Kritikët e Netanyahut dhe të qeverisë izraelite thonë gjithashtu se ekzistenca e këtyre kolonive e bën praktikisht të pamundur zbatimin e idesë së “zgjidhjes me dy shtete”, e cila mbështetet edhe nga Shtëpia e Bardhë, pasi qindra mijëra kolonë hebrenj janë vendosur në territore që do të duhej të ishin pjesë integrale e shtetit të ardhshëm palestinez.
 
Megjithatë, Tel Avivi zyrtar vazhdon t’i injorojë kritikat ndërkombëtare, duke deklaruar se ndërtimi i vendbanimeve të tilla është i rëndësishëm për sigurinë e shtetit të Izraelit dhe duke insistuar se ato nuk shkelin ligje apo konventa ndërkombëtare.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.