Papa: nevojiten politika që mbrojnë dinjitetin e të miturve në epokën e AI-së
Papa: nevojiten politika që mbrojnë dinjitetin e të miturve në epokën e AI-së 13.11.2025 | 04:17
Leoni XIV pret në audiencë pjesëmarrësit e konferencës "Dinjiteti i fëmijëve dhe adoleshentëve në epokën e Inteligjencës Artificiale" dhe fton qeveritë e organizatat ndërkombëtare të përditësojnë ligjet për mbrojtjen e të dhënave. Papa shpreson gjithashtu që të rriturit të formohen në njohjen e rreziqeve të një "qasjeje të hershme, pa kufij dhe verifikime" dhe thekson se vetëm me një "qasje edukative, etike dhe të përgjegjshme" mund të garantohet që AI të jetë një aleat e jo një kërcënim.
 
Politika të përshtatshme dhe edukimi dixhital i të rriturve. Këta janë faktorët që Leoni XIV i konsideron thelbësorë për të garantuar që Inteligjenca Artificiale të jetë një aleat dhe jo një kërcënim. Udhëzime të ripohuara nga Papa në fjalimin e tij të mbajtur sot paradite në audiencë me pjesëmarrësit e konferencës "Dinjiteti i Fëmijëve dhe Adoleshentëve në Epokën e Inteligjencës Artificiale" që u zhvillua dje në Pallatin e Kancelarisë në Vatikan, organizuar nga Telefono Azzurro dhe Fondacioni Fëmijë për Studimin dhe Kërkimin në Fëmijëri dhe Adoleshencë.
 
Përditësimi i rregulloreve
 
Cenueshmëria e fëmijëve dhe adoleshentëve përballë manipulimit përmes algoritmeve të AI-së, të cilat mund të ndikojnë në vendimet dhe preferencat e tyre, duhet të merret në konsideratë maksimale, thekson Papa. Dhe e konsideron "vendimtare që prindërit dhe edukatorët të jenë të vetëdijshëm për këto dinamika". Prandaj shpreson që të zhvillohen mjete "për të monitoruar dhe kontrolluar ndërveprimet e të miturve me pajisjet teknologjike". Ati i Shenjtë thërret në veprim politikën në nivelin global:
 
Qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare kanë përgjegjësinë të zhvillojnë dhe zbatojnë politika që mbrojnë dinjitetin e të miturve në epokën e Inteligjencës Artificiale. Kjo përfshin përditësimin e ligjeve ekzistuese për mbrojtjen e të dhënave, për t'iu përgjigjur sfidave të reja të paraqitura nga teknologjitë në zhvillim, dhe promovimin e standardeve etike për zhvillimin dhe përdorimin e AI-së.
 
Angazhim edukativ i përditshëm dhe i vazhdueshëm
 
Duke kujtuar atë që theksonte paraardhësi Françesku kur, me rastin e një Projekti Mbrojtjeje të promovuar nga tre realitete të rëndësishme të shoqatave katolike italiane, fliste për nevojën, nga ana e të rriturve, për të qenë besnikë ndaj asaj që ai e quante artizanati i edukimit, Papa Leoni nuk ndalet vetëm te theksimi i udhëzimeve etike, pasi rreziqet e "një qasjeje të hershme, pa kufij dhe verifikime" mund të dëmtojnë marrëdhëniet dhe zhvillimin e të rinjve. Është një hap i rëndësishëm në fakt hartimi dhe zbatimi i kodeve etike, por jo i mjaftueshëm. Nevojitet një punë edukative, e përditshme dhe e vazhdueshme, e kryer nga të rritur të formuar dhe të mbështetur nga rrjete aleancash edukative për të mbrojtur të miturit në epokën e Inteligjencës Artificiale./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.