Papa pret në audiencë presidenten e Konfederatës Zvicerane
Papa pret në audiencë presidenten e Konfederatës Zvicerane 03.10.2025 | 03:49
Sot, më 3 tetor në Vatikan, biseda mes Leonit XIV dhe Karin Keller-Sutter. Më pas takimi në Sekretarinë Shtetit të Vatikanit, gjatë të cilit u fol edhe për çështjet ndërkombëtare, në veçanti për Ukrainën dhe Gazën.
 
Papa Leoni XIV – njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – priti sot paradite, më 3 tetor, në Pallatin Apostolik në Vatikan, Presidenten e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, e cila më pas u takua me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të VAtikanit, shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
 
Në qendër të bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë ishin “marrëdhëniet e mira dhe frytdhënëse dypalëshe” dhe u kujtua “angazhimi bujar e profesional i Gardës Zvicerane Papnore”. Hapësirë iu dha edhe aktualitetit, në veçanti çështjeve ndërkombëtare dhe fushave me interes të përbashkët, me referim ndaj perspektivave të paqes për fundin e luftës në Ukrainë dhe në Gaza./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.