Papa pret presidentin e Republikës së Shqipërisë
Papa pret presidentin e Republikës së Shqipërisë 25.05.2026 | 03:28
Papa pret presidentin e Republikës së Shqipërisëajram Begaj u prit sot paradite nga Leoni XIV në Pallatin Apostolik, në Vatikan. Në bisedime në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, ishin tematika të karakterit ndërkombëtar me vëmendje të veçantë ndaj Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
 
Papa Leoni XIV priti sot në audiencë, më 25 maj, Bajram Begajn, presidentin e Republikës së Shqipërisë, i cili më pas u takua me kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së Tij, i shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
 
Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit
 
Siç njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit e Selisë së Shenjtë, "gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe qëllimi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në sektorët me interes të ndërsjellë". "Në vijim të bisedës – lexohet më tej në njoftim – u fol për disa tematika të karakterit ndërkombëtar, me vëmendje të veçantë ndaj Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian"./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.