Përgjaket një shkollë fillore në SHBA: 16-vjeçari vret tre fëmijë dhe një mësues
Përgjaket një shkollë fillore në SHBA: 16-vjeçari vret tre fëmijë dhe një mësues 16.10.2026 | 15:14
Një sulm me armë zjarri në një shkollë fillore në qytetin Bend të Oregonit, në Shtetet e Bashkuara, ka përfunduar me katër viktima, pasi një 16-vjeçar hapi zjarr brenda objektit shkollor, transmeton Gazeta Metro.
 
Sulmuesi u vra më pas gjatë një përballjeje me një qytetar, njoftuan autoritetet lokale. Sipas policisë, ngjarja ndodhi të enjten pasdite në shkollën fillore Silver Rail, ku i mituri hyri me forcë dhe qëlloi me armë drejt dyerve të mbyllura të ndërtesës.
 
Shefi i policisë së Bendit, Mike Krantz, bëri të ditur se një pjesëtar i komunitetit e ndoqi të dyshuarin brenda shkollës dhe u përball me të, duke e qëlluar për vdekje.
 
Bilanci i sulmit është tragjik: tre fëmijë, të moshës pesë, tetë dhe 11 vjeç, humbën jetën. Një tjetër fëmijë, shtatë vjeç, si dhe një mësues 54-vjeçar, u dërguan në spital në gjendje kritike, raporton BBC.
 
Deri më tani, policia nuk ka dhënë detaje nëse i dyshuari kishte ndonjë lidhje me institucionin arsimor. Emrat e viktimave dhe të sulmuesit gjithashtu nuk janë bërë publikë.
 
Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të madh në komunitetin lokal. Përfaqësuesi më i lartë administrativ i distriktit shkollor, Steven Cook, ka shprehur ngushëllimet për familjet që u prekën nga kjo tragjedi.
 
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të zbuluar motivin që çoi në sulmin e rëndë./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.