SHBA dhe Irani pranë një marrëveshjeje të pjesshme drejt përfundimit të luftës
SHBA dhe Irani pranë një marrëveshjeje të pjesshme drejt përfundimit të luftës 06.05.2026 | 15:34
Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pranë arritjes së një marrëveshjeje të kufizuar që synon uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, transmeton Gazeta Metro.
 
Marrëveshja nuk pritet të jetë gjithëpërfshirëse, por të përfshijë hapa të përkohshëm për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, sipas raportimit të Axios.
 
Sipas burimeve të cituara, marrëveshja mund të përfshijë pezullim të disa aktiviteteve ushtarake dhe masa që lidhen me sigurinë në rajon, përfshirë zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit. Qëllimi është krijimi i hapësirës për negociata më të gjera në fazat e ardhshme.
 
Në këmbim, palët mund të ndërmarrin hapa reciprokë për uljen e tensioneve, ndërsa mund të diskutohen edhe lehtësime të kufizuara në disa fusha.
 
Megjithatë, bëhet fjalë për një marrëveshje të përkohshme dhe jo për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit.
 
Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga palët, megjithatë, Trump po ashtu deklaroi se janë afër një marrëveshje me Iranin. /gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.