Tensionet në Lindjen e Mesme: Australia mbyll ‘dyert’ për shtetasit iranianë
Tensionet në Lindjen e Mesme: Australia mbyll ‘dyert’ për shtetasit iranianë 26.03.2026 | 14:51
Qeveria e Australisë vendosi një ndalim të përkohshëm hyrjeje për shtetasit e Iranit jashtë territorit australian, për një periudhë gjashtë muajsh, duke argumentuar se kushtet e krijuara nga konflikti në Lindja e Mesme rrisin rrezikun që vizitorët të mos jenë në gjendje të largohen pas skadimit të vizave, transmeton Gazeta Metro.
 
Vendimi, i njoftuar nga Ministri i Brendshëm, Tony Burke, prek kryesisht mbajtësit e vizave turistike ose të punës që janë jashtë Australisë në momentin e hyrjes në fuqi të masës, edhe nëse dokumentet e tyre janë ende të vlefshme.
 
Autoritetet australiane thanë se ky kufizim është në “interes kombëtar” dhe synon të mbrojë integritetin e sistemit të migracionit, duke shmangur situata ku vizitorët ndodhen “të paaftë ose të pashpresë” për të kthyer në vendet e tyre për shkak të trazirave ndërkombëtare.
 
Nga masa përjashtohen personat që janë tashmë brenda Australisë, ata që janë në tranzit, si dhe familjarët e shtetasve australianë ose mbajtësit e vizave të përhershme. Qeveria gjithashtu ka hapur mundësi për leje të veçanta udhëtimi në raste humanitare ose përkatësi të ngushta familjare./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.