Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund
Trump: Armëpushimi me Iranin ka marrë fund 08.07.2026 | 14:24
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin “ka marrë fund”, pas shkëmbimit të sulmeve mes dy vendeve gjatë natës.
 
Duke folur në samitin e NATO-s në Ankara, Trump tha se nuk beson më se marrëveshja me Teheranin mund të vazhdojë.
 
“Është humbje kohe të merremi me ta”, u shpreh ai.
 
Kjo konsiderohet si deklarata më e fortë e Trumpit deri më tani, duke lënë të kuptohet se marrëveshja me Iranin është drejt dështimit. Komentet e tij erdhën pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit njoftoi se kishte sulmuar objektiva ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt, në përgjigje të sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.
 
Trump e cilësoi Iranin si “njerëz të këqij dhe të sëmurë”, ndërsa e akuzoi për sulme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, duke pretenduar se Teherani ka shkelur armëpushimin.
 
Presidenti amerikan tha se SHBA-ja po humb kohë me përpjekjet diplomatike dhe se është koha të përqendrohet në veprime të tjera.
 
“Duhet ta heqim kancerin e tyre. Kanceri duhet të pritet herët. Kështu mendoj unë”, deklaroi Trump. / CNN
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.