Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hapi ceremoninë kushtuar “Bordit të Paqes” ndërkombëtar duke u fokusuar në politikën e brendshme dhe duke u mburrur me rritjen ekonomike të SHBA-së, ndërsa e shikonin më shumë se një duzinë udhëheqësish botërorë.
“Ne kemi një mandat të shkëlqyer në vend, siç thashë dje, ekonomia amerikane po lulëzon”, tha ai.
“Kur Amerika lulëzon, e gjithë bota lulëzon”, shtoi ai, shkruan CNN.
Trump vazhdoi të mbante një notë të ngjashme optimiste në çështjet e jashtme, duke pretenduar se bota tani është “më paqësore” sesa ishte para administratës së tij dhe duke këmbëngulur se “Bordi i Paqes” i tij së shpejti do të ndihmonte në negocimin e një paqeje të qëndrueshme në Gaza.
“Kemi zjarre të vogla që do t’i shuajmë, por janë të vogla”, tha ai, duke pohuar se luftës së Izraelit në Gaza “po i vjen vërtet fundi”.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, Trump kërcënoi Hamasin nëse ata refuzojnë një marrëveshje paqeje.
“Ata duhet të dorëzojnë armët e tyre, dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ky do të jetë fundi i tyre”, tha ai. /Telegrafi