Tërmeti me mbi 250 të vdekur në Kolumbi, reagon Ministria e Jashtme: Nuk ka shqiptarë mes viktimave dhe të plagosurve
Tërmeti me mbi 250 të vdekur në Kolumbi, reagon Ministria e Jashtme: Nuk ka shqiptarë mes viktimave dhe të plagosurve 12.08.2026 | 03:04
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë më 10 gusht, duke bërë me dije se deri tani nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur.
 
Sipas të dhënave të fundit të raportuara nga autoritetet kolumbiane, tërmeti ka shkaktuar 254 viktima dhe mbi 570 të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimi i dëmeve vijojnë në zonat e prekura, ndërsa bilanci mbetet në përditësim.
 
MEPJ, përmes Ambasadës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon edhe Kolumbinë, është në kontakt me autoritetet kolumbiane për të verifikuar situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në vend.
 
“Deri në këto momente, nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur si pasojë e tërmetit”, njofton ministria.
 
MEPJ bën me dije gjithashtu se, sipas informacionit të marrë deri tani, nuk janë raportuar dëmtime në institucionet penitenciare ku ndodhen shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Kolumbi ose që janë në pritje të procedurave të ekstradimit.
 
Ministria dhe Ambasada shqiptare në Brazil vijojnë komunikimin me autoritetet kolumbiane dhe monitorimin e situatës.
 
Ndërkohë, shtetasit shqiptarë në Kolumbi që kanë nevojë për asistencë konsullore mund të kontaktojnë numrin e emergjencës së Ambasadës së Shqipërisë në Brazil: +55 61 99301 6139./Top Channel
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.