Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi pas rrëzimit të një droni rus në një pallat banimi në Rumani, duke plagosur dy persona.
Ajo ka thëna se “lufta agresore e Rusisë ka kaluar edhe një vijë tjetër”, duke shtuar se Bashkimi Evropian qëndron në “solidaritet të plotë me Rumaninë dhe qytetarët e saj”.
Von der Leyen ka theksuar se incidenti ka ndodhur në një zonë të dendur të banuar në Rumani, ku janë plagosur civilë.
“Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe kapacitetet tona parandaluese, veçanërisht në kufirin tonë lindor, do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë”, ka shkruar von der Leyen në platformën X.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian po përgatit paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë.