SHBA e gatshme për partneritet me Kosovën rreth gazit të lëngshëm, Prattipati: Energjia është siguri kombëtare
SHBA e gatshme për partneritet me Kosovën rreth gazit të lëngshëm, Prattipati: Energjia është siguri kombëtare 29.05.2026 | 11:14
E ngarkuara me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, mori pjesë në prezantimin e një dokumenti politikash të përgatitur nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, që fokusohet në përdorimin e Gazit Natyror të Lëngshëm (LNG), shkruan Gazeta Metro.
 
Ambasada amerikane bëri të ditur përmes një njoftimi se ky burim energjie shihet si një mundësi për të rritur stabilitetin dhe pavarësinë energjetike të vendit.
 
Në deklarimet e saj, Prattipati theksoi se SHBA mbetet e gatshme të bashkëpunojë me Kosovën në zhvillimin e burimeve të sigurta dhe të diversifikuara të energjisë, si dhe në tërheqjen e investimeve të reja në këtë sektor.
 
“Shtetet e Bashkuara janë të pozicionuara për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e zgjidhjeve të sigurta dhe të diversifikuara energjetike, si dhe për të tërhequr investime të ardhshme. Siguria Energjetike është Siguri Kombëtare”, tha ajo./gazetametro.net
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.