Von der Leyen: Ukraina, Moldavia dhe Ballkani Perëndimor kanë shpresë reale për BE
Von der Leyen: Ukraina, Moldavia dhe Ballkani Perëndimor kanë shpresë reale për BE 18.11.2025 | 03:59
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një videomesazhi të publikuar në forumin e Komisionit Evropian për zgjerimin, ka theksuar se procesi i anëtarësimit të vendeve të reja në Bashkimin Evropian është “më shumë se një zgjedhje politike – është një investim në sigurinë dhe lirinë tonë të përbashkët”.
 
“Në kohë pasigurie gjeopolitike, zgjerimi është më shumë se një opsion për paqe. Ai është investim në sigurinë dhe lirinë tonë kolektive, sepse historia na ka mësuar se kur Evropa qëndron e bashkuar, është më e fortë,” tha von der Leyen.
 
Kryetarja e Komisionit rikujtoi vizitat e saj gjatë vitit 2025 në Ukrainë, Moldavi dhe Ballkanin Perëndimor, duke thënë se ato i dhanë shpresë se synimi për anëtarësim në BE mbetet i fortë.
 
“Çdo udhëtim më mbushi me optimizëm. Pashë shpresën e qytetarëve, të shoqërisë civile dhe të bizneseve për një të ardhme evropiane,” u shpreh ajo.
 
Von der Leyen pranoi se rruga drejt BE-së është e vështirë dhe kërkon reforma të thella, por theksoi se rezultatet janë të prekshme.
 
Ajo solli shembuj nga vala e fundit e zgjerimit:
 
“Standardet e jetesës u dyfishuan, papunësia pothuajse u përgjysmua, jetëgjatësia u rrit mesatarisht për katër vjet dhe u krijuan gjashtë milionë vende të reja pune.”
 
Sipas saj, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me vendet që pritet të anëtarësohen në fazën e ardhshme.
 
Von der Leyen theksoi se BE-ja po sjell përfitime konkrete që tani, përmes planeve të reja të rritjes dhe integrimit gradual.
 
Sipas saj, vendet që zbatojnë reformat kyçe po marrin qasje të hershme në sektorë të tregut të vetëm të BE-së, ndërsa Bashkimi po investon në infrastrukturë, industri strategjike dhe energji të pastër.
 
“Së bashku po krijojmë vende pune dhe po rrisim dijen dhe inovacionin. Po lidhim ekonomitë tona dhe po ndërtojmë siguri energjetike të qëndrueshme,” theksoi ajo.
 
Ajo përmendi edhe përfitimet praktike, si heqja e tarifave të roaming-ut drejt BE-së dhe qasja në sistemin SEPA, të cilat do të kursejnë miliona euro çdo vit.
 
Von der Leyen u ndal edhe te dëshira e qytetarëve të rinj dhe vendeve kandidate për t’u bashkuar në një “Europë të fortë dhe të bashkuar”.
 
“Enlargement është një udhëtim që na përket të gjithëve, sepse ndajmë të njëjtin kontinent, histori, kulturë dhe sfida. Ata duan mundësitë dhe liritë që sjell anëtarësimi. Evropa është më shumë se një kontinent – është shtëpia jonë,” tha ajo.
 
Në fund të mesazhit të saj, presidentja e Komisionit uroi sukses pjesëmarrësve të forumit:
 
“Ju dëshiroj një konferencë të suksesshme – dhe një të ardhme të gjatë për Evropën.”/Telegrafi/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.