Ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark gjatë dëshmisë në Hagë, tha se gjatë viteve të luftës në Kosovë, ishte i përgatitur për çdo sulm që forcat e regjimit serb mund të bënin ndaj popullit kosovar.
“Ne do të bënim çfarëdo që mundnim, për të arritur misionin tonë”, tha Clark.
Pos tjerash, ai tha se në Kosovë, nuk kishte marrëveshje paqeje deri në shtator të vitit 1999, madje siç thotë Clark, një situatë e ngjashme vazhdoi deri në shpalljen e Pavarësisë së vendit në 2008-ën.
“Përgjegjësia ime ishte që ata [forcat serbe] të mos vinin më në Kosovë. Unë duhej të kisha një plan”, tha gjenerali amerikan.
Clark gjatë dëshmisë, thotë se Sllodoban Millosheviq ishte një personazh dinak, por që sipas tij, Serbia nuk do të kthehej në Kosovë pas përfundimit të luftës.
Clark i mbetet besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.
I pyet për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha: “Unë nuk kam prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj, por kam indikacione që dëshmojnë të kundërtën”.
Clark po i referohej pretendimeve të asaj kohe për dëbimin e rreth 170.000 serbëve.