Votimi i BE-së për abortin: imzot Crociata (Comece) “nuk është mbështetje për lirinë dhe përgjegjësinë e grave”
Votimi i BE-së për abortin: imzot Crociata (Comece) “nuk është mbështetje për lirinë dhe përgjegjësinë e grave” 22.12.2025 | 16:15
“Vendimi i Parlamentit Evropian – shpjegon imzot Crociata – për të mbështetur një nismë qytetare që promovon aksesin në abort, duke përfshirë edhe parashikimin e instrumenteve financiare në mbështetje të shërbimeve përkatëse dhe duke anashkaluar dallimet ndërmjet legjislacioneve kombëtare, tregon qartë një orientim ideologjik të institucioneve evropiane mbi temat themelore të personit dhe të jetës njerëzore”.
 
“Një vizion që vendos në qendër ekskluzivisht të drejtat individuale rrezikon të dëmtojë një kuptim autentik të personit, i cili kështu reduktohet dhe nuk njihet më në unitetin e tij, as në dimensionin e tij relacionale dhe shoqërore. Nuk mendoj se kjo qasje përfaqëson një mbështetje reale për lirinë dhe përgjegjësinë e grave”. Me këto fjalë, imzot Mariano Crociata, president i Komisionit të Konferencave Ipeshkvore të Bashkimit Evropian  (Comece), komenton për agjencinë e lajme Sir votimin e 17 dhjetorit në Parlamentin Europian, i cili miratoi me 358 vota pro, 202 kundër dhe 79 abstenime një rezolutë për të përmirësuar aksesin në abort në Evropë përmes një mekanizmi financiar solidariteti vullnetar.
 
“Vendimi i Parlamentit Evropian – shpjegon imzot Crociata – për të mbështetur një nismë qytetare që promovon aksesin në abort, duke përfshirë edhe parashikimin e instrumenteve financiare në mbështetje të shërbimeve përkatëse dhe duke anashkaluar dallimet ndërmjet legjislacioneve kombëtare, tregon qartë një orientim ideologjik të institucioneve evropiane mbi temat themelore të personit dhe të jetës njerëzore”. “Nuk mendoj – shton presidenti i ipeshkvijve të BE-së – se kjo qasje përfaqëson një mbështetje reale për lirinë dhe përgjegjësinë e grave. Duke ruajtur respektin e duhur për çdo individ, vazhdoj të mendoj se është thelbësore të pohohet vlera e panegociueshme dhe dinjiteti i çdo qenieje njerëzore, që nga fillimi i saj në barkun e nënës deri në çdo fazë dhe gjendje të ekzistencës, deri në përfundimin e saj natyror. Mbetem i bindur se vetëm përmes një përballjeje serioze dhe një dialogu autentik është e mundur të piqet një ndërgjegjësim i përbashkët për vlerën e qenies njerëzore në integritetin e saj, nga fillimi deri në fund të jetës”.
 
Të martën më 16 dhjetor, në prag të votimit, Komisioni i Konferencave Ipeshkvore të Bashkimit Europian (Comece) kishte publikuar një deklaratë në të cilën shprehte “shqetësime serioze” lidhur me objektivin e përgjithshëm të kësaj nisme. “Në debatin mbi abortin – shkruajnë ipeshkvijtë e BEsë në deklaratën e tyre – ajo që nevojitet nuk është një ndarje tjetër ideologjike, por politika të kujdesshme që të mbrojnë dhe mbështesin realisht gratë, duke ruajtur njëkohësisht jetën njerëzore ende të palindur”. Comece shprehte gjithashtu edhe shqetësimin e thellë për “pasojat e mundshme që përpjekjet e përsëritura për të anashkaluar kompetencat kombëtare dhe parimin e subsidiaritetit për arsye ideologjike mund të kenë mbi shoqëritë evropiane dhe mbi projektin evropian në tërësi, veçanërisht në kontekstin aktual kritik dhe fort të polarizuar”./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.