‘Vrasje e shtetit nga Kurti’: Raporti i FMN’së tregon se ngërçi politik goditi rëndë ekonominë e Kosovës
‘Vrasje e shtetit nga Kurti’: Raporti i FMN’së tregon se ngërçi politik goditi rëndë ekonominë e Kosovës 02.04.2026 | 15:40
Ekonomia e Kosovës po hyn në një fazë më të brishtë, me rritje në ngadalësim, çmime në rritje dhe pasiguri politike që vazhdojnë ta rëndojnë perspektivën, kështu vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit për vendin. Sipas FMN-së, rritja ekonomike ka rënë nga 4.6% në vitin 2024 në 3.6% në 2025 dhe pritet të zbresë edhe më tej në 3.3% gjatë këtij viti, shkruan Gazeta Metro.
 
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin e plotë për Kosovën në kuadër të Konsultimeve të Nenit IV për vitin 2026, duke nxjerrë në pah një tablo të përzier të ekonomisë, me stabilitet relativ, por me rreziqe serioze që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
 
Sipas FMN-së, pas një periudhe të gjatë të bllokadës politike, aktiviteti ekonomik në vend është moderuar, ndërsa presionet inflacioniste janë rritur. Rritja reale e BPV-së ka rënë në 3.6% në vitin 2025, nga 4.6% në vitin 2024, si pasojë e eksporteve më të dobëta dhe kërkesës private më të ulët. Kjo rënie është zbutur pjesërisht nga rritja e konsumit dhe investimeve publike.
 
Në të njëjtën kohë, inflacioni ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 5.75% në janar 2026, kryesisht për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve. FMN paralajmëron se inflacioni pritet të arrijë 5.9% gjatë vitit 2026, përpara se të bjerë gradualisht drejt objektivit prej 2% deri në mesin e vitit 2028.
 
Raporti evidenton gjithashtu zgjerimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse, i cili ka arritur në 9.2% të BPV-së në vitin 2025, nga 8.4% një vit më parë. Ky zhvillim lidhet kryesisht me rritjen e importeve të energjisë dhe ushqimeve. Për vitin 2026, deficiti pritet të thellohet edhe më tej, pjesërisht për shkak të ndalimit të përkohshëm të një termocentrali për rehabilitim.
 
Sa i përket tregut të punës, rritja reale e pagave në sektorin formal është ngadalësuar në 9.5% në vitin 2025, nga 13% në vitin 2024, ndërsa punësimi formal është rritur në 3.25%, nga 2% një vit më parë.
 
FMN parashikon që rritja ekonomike të bjerë në 3.3% në vitin 2026, për shkak të ndikimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe faktorëve të jashtëm, përpara se të rikthehet gradualisht në rreth 4% në afat të mesëm.
 
Inflacioni pritet të mbetet i lartë në afat të shkurtër, ndërsa stabilizimi i çmimeve globale dhe zbutja e efekteve të konfliktit pritet ta ulin atë në vitet në vijim.
 
Rreziqet për ekonominë vlerësohen si të prira kah ana negative. Në mesin e tyre përfshihen konfliktet rajonale, tensionet tregtare globale dhe luhatjet e çmimeve të mallrave, të cilat mund të ndikojnë në kërkesë dhe punësim. Brenda vendit, FMN thekson rreziqet politike, përfshirë pasiguritë rreth zgjedhjes së presidentit.
 
Megjithatë, në anën pozitive, raporti vlerëson se zbatimi në kohë i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian mund të japë shtysë shtesë për rritje ekonomike dhe punësim.
 
FMN thekson se politika fiskale duhet të rikalibrohet për të shmangur një zgjerim të mëtejmë të shpenzimeve në vitin 2026. Sipas raportit, në afat të mesëm, Kosova duhet të balancojë stabilitetin makroekonomik me objektivat zhvillimore.
 
FMN vlerëson se sektori bankar në Kosovë mbetet i qëndrueshëm, me nivel të ulët të kredive joperformuese. Megjithatë, kërkohet forcim i mëtejshëm i mbikëqyrjes financiare, menaxhimit të krizave dhe monitorim i kujdesshëm i rritjes së kreditimit dhe ekspozimit ndaj tregut të patundshmërive.
 
Po ashtu, theksohet nevoja për forcimin e kuadrit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe FATF.
 
Raporti nënvizon se reformat strukturore janë kyçe për përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe rritjen afatgjatë. Në këtë drejtim kërkohet:
 
ulje e papunësisë dhe rritje e pjesëmarrjes në tregun e punës, sidomos për gratë,
luftim i ekonomisë informale,
adresim i mospërputhjes së aftësive me kërkesat e tregut,
rishikim i politikave për pagën minimale.
 
Në sektorin e energjisë, FMN kërkon rritje të kapaciteteve prodhuese, përmirësim të efikasitetit dhe përafrim të tarifave me kushtet e tregut.
Treguesit kryesorë ekonomikë
 
Sipas të dhënave të raportit:
 
Rritja ekonomike: 4.6% (2024), 3.6% (2025), 3.3% (2026), 3.8% (2027)
Inflacioni mesatar: 1.6%, 3.9%, 5.9%, 3.6%
Deficiti buxhetor: -0.3%, -0.8%, -1.6%, -2.0%
Borxhi publik: 17.9%, 17.5%, 18.7%, 19.6%
Deficiti i llogarisë rrjedhëse: -8.4%, -9.2%, -10.5%, -9.9%
 
Raporti bazohet në të dhënat e autoriteteve të Kosovës dhe vlerësimet e stafit të FMN-së, duke përfshirë edhe ndikimin e zhvillimeve të fundit globale, si konflikti në Lindjen e Mesme./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.