“Gjasat inekzistente për të pasur qeveri Konjufca”| Cakolli: Mund të kemi zgjedhje në dhjetor dhe në prill
“Gjasat inekzistente për të pasur qeveri Konjufca”| Cakolli: Mund të kemi zgjedhje në dhjetor dhe në prill 13.11.2025 | 04:13
Eugen Cakolli, hulumtues i lartë në KDI, ka thënë se gjasat për të pasur qeveri të re nga Glauk Konjufca janë pothuajse inekzistente. Ai në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se Kurti e VV kanë përjashtuar mundësitë e koalicioneve që tregon se s’kanë interes për qeveri të re.
 
“Përveç se nuk kemi parë përpjekje reale për arritjen e koalicioneve, në fakt ka pasur deklarime të cilat i kanë përjashtuar koalicionet si mundësi dhe këto deklarime kanë ardhur nga vetë ish-mandatari Albin Kurti dhe eksponentë të tjerë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje që tregon se në fakt interesi nuk është që të ketë as koalicione mbase as qeveri të re me bazë të gjerë politike. Pra pritjet janë që të shfrytëzohet ndonjë deputet individual me të njëjtin që mund të votojnë pra për kandidatin apo mandatarin e ri”, ka thënë ai.Sipas tij, jemi më afër zgjedhjeve se sa formimit të qeverisë së re.
 
“Megjithatë, unë besoj që për shkak të rezultatit të zgjedhjeve lokale dhe polarizimit gjithnjë në rritje në mes të partive politike, tashmë është e qartë se gjasat që një kandidat tjetër nga po e njëjta parti të sigurojë edhe pesë vota sa i duhen janë minimale për të mos thënë inekzistente dhe që si të tilla unë besoj që edhe në këtë rast jemi shumë thjesht më afër zgjedhjeve të reja sesa mundësisë që të kemi një qeveri të re qoftë ajo edhe me mandat të shkurtër deri në mars ose prill të vitit të ardhshëm”, është shprehur Cakolli.
 
Por, sa do të jetë barrë financiare për Kosovën mbajtja e zgjedhjeve në dhjetor, duke pasur parasysh mbajtjen e 2 palë zgjedhjeve këtë vit edhe çfarë mund të prodhojnë edhe një palë zgjedhje të reja?Sipas Cakollit, ato do të jenë barrë financiare pasi kushtojnë miliona, por edhe nuk mund të ketë dallim të madh në rezultat.
 
“Në kuptimin financiar normalisht proceset zgjedhore kushtojnë dhe kushtojnë miliona euro dhe që në situatën aktuale unë besoj që partitë në të dy taboret nëse mund t’i quajmë kështu, kanë pritshmëri për të arritur elektoratin e tyre. Edhe pse matjet nuk tregojnë për ndryshim radikal në kuptim të renditjes, megjithatë meqenëse edhe formimi i qeverisë nga njëra apo pala tjetër është varur nga një numër i vogël i votave, unë besoj që i tërë kalkulimi do të jetë nëse ndonjë prej palëve apo taboreve do të arrijë që të fitojë mjaftueshëm vota sa për ta bërë qeverinë pa pasur nevojë për palën tjetër”, vlerëson ai për Gazeta Blic.Por, një tjetër çështje është ajo e presidentit të vendit, që mandati i skadon në mars, e që sipas Cakollit do të prodhojë zgjedhje të reja sërish në prill, duke mos ditur nëse deri atëherë do të kemi qeveri të re të formuar, e që mund të çojë në cikle të zgjedhjeve.
 
“Megjithatë në zgjedhjet e dhjetorit edhe më problematike do të jetë çështja e sigurimit të votave pastaj për zgjedhjen e presidentit sepse edhe nëse zgjedhjet mbahen në dhjetor, me procedurat optimale sa i duhen KQZ-së për t’i shpallur rezultatet përfundimtare, për t’u mbajtur pastaj seanca konstituive, 15 ditë që i qeverisë e tutje, ne veçse arrijmë në fund të muajit shkurt ose eventualisht në fillim të muajit mars kur në fakt me 5 mars veçse e kemi afatin e fundit kushtetues kur duhet zgjedhur presidenti i ri i vendit ose vendi përndryshe do të shkojë në zgjedhje. Kështu që unë besoj do të jetë interesante të shihet cila do të jetë pasoja kryesore e këtyre zgjedhjeve në kuptim të ndryshimit të fuqisë politike, por që realisht pavarësisht cili do cikël zgjedhor nëse nuk do të ketë ndryshim të mendësisë politike dhe nëse nuk do të ketë vullnet politik për të gjetur zgjidhje, sërish do të na përballojmë me krizën e njëjtë edhe në muajin mars ose eventualisht prill, por edhe pas atyre zgjedhjeve nëse sërish nuk sigurohen 80 votat për zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Eugen Cakolli./Gazeta Blic/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.