“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat
“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat 12.11.2026 | 03:29
Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues të korporatës në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie me pagat dhe kushtet e punës. Ata paralajmëruan se protesta do të mbahet sërish sot një javë, në të njëjtën orë dhe vend, duke mos përjashtuar edhe grevën.
 
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut Xhelal Jashari tha se kërkojnë dialog me menaxhmentin për zgjidhjen e problemeve të punëtorëve.
 
“Dëshira e klasës punëtore është të hyjmë në grevë. Ne iu themi se nuk po bëjmë shaka. Ne ju themi se s’po kërkojmë lëmoshë, ju themi uluni, dialogoni dhe zgjidheni këto problemi një nga një, sepse na ka ardhur thika në asht, jemi lodhur duke pritur disponimin e menaxhmentit”, tha ai.
 
Jashari tha se nëse ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli nuk takohet me sindikatën e punëtorëve të KEK-ut, atëherë Kosova do të jetë në terr.
 
“Të gjitha do t’i arrijmë të bashkuar, pa bashkim nuk ka rezultate. Unë besoj fuqishëm, sot do t’iu drejtohemi ministres Artane Rizvanolli me kërkesë për takim. Nëse nuk ka takim, e tërë Kosova do të jetë në terr”, tha ai.
 
Nënkryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhmi Llumnica tha se përmes kësaj protestës ata po shprehin pakënaqësitë e tyre.
 
“Këtu jemi për të shprehur pakënaqësitë. Ku mos me qenë të pakënaqur kur dëgjojmë rialokimin e mjeteve të buxhetit për 120 milionë euro, e që prej tyre merren 30 milionë euro për ndërmarrje publike. Çfarë kuptimi ka me na i marrë paratë neve e t’i jepen të tjerëve, e shtëpisë së vetë jo?”, tha ai.
 
Ndërsa Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës i ka quajtur të drejta kërkesat e punëtorëve të KEK-ut.
 
“Sot nuk kam ardhur vetëm për solidaritet, kam ardhur për të ngritur zërin për punën, sakrificën tuaj dhe për padrejtësitë që përballeni çdo ditë”, tha Gashi.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.