Ambasada britanike kërkon rikthimin e serbëve në drejtësi
Ambasada britanike kërkon rikthimin e serbëve në drejtësi 23.07.2026 | 02:46
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë dhe ka kërkuar riintegrimin e përfaqësuesve të komunitetit serb në institucionet e drejtësisë.
 
Në një reagim të publikuar në Facebook, ambasada britanike rikujtoi rëndësinë e Marrëveshjes për Drejtësinë të vitit 2015, e cila, sipas saj, mundësoi përfshirjen e strukturave të veriut të Kosovës në sistemin ligjor të vendit.
 
“Mbretëria e Bashkuar e mirëpriti Marrëveshjen për Drejtësinë të vitit 2015, e cila integroi strukturat e veriut të Kosovës në kuadrin ligjor të Kosovës, duke garantuar njëkohësisht përfaqësim të konsiderueshëm për serbët e Kosovës”, thuhet në reagimin e ambasadës.
 
Sipas përfaqësuesve diplomatikë britanikë, largimet masive nga sistemi i drejtësisë në vitin 2022 kishin ndikuar negativisht në funksionimin e institucioneve.
 
“Dorëheqjet masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në vitin 2022 i kemi konsideruar si një hap prapa, që dëmtoi interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
 
Ambasada britanike theksoi gjithashtu se përfshirja e të gjitha komuniteteve në sistemin e drejtësisë është e rëndësishme për rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.
 
“Ne e kemi mirëpritur reagimin e kahershëm të organeve përkatëse profesionale, të cilat e kanë njohur rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjitha komuniteteve në Kosovë ndaj sistemit të drejtësisë, dhe për këtë arsye jemi të shqetësuar nga zhvillimet e kësaj jave”, thuhet në reagimin e ambasadës.
 
Ambasada përfundoi duke bërë thirrje për integrimin e komunitetit shumetnik në institucionet e drejtësisë.
 
“Ne bëjmë thirrje për integrimin e popullsisë shumetnike të Kosovës në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që të forcohet besimi i publikut në institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë”,thuhet në deklaratë.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.