Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur mbështetje për gazetarët.
Reagimi u publikua me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve.
Në deklaratë, ambasada theksoi se Mbretëria e Bashkuar qëndron përkrah gazetarëve në Kosovë dhe në mbarë botën.
“Asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënime, dhunë apo ngacmime për shkak të kryerjes së punës së tij”, thuhet në reagim.
Ambasada kërkoi hetimin e sulmeve ndaj gazetarëve dhe nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve.
Sipas saj, luftimi i pandëshkueshmërisë është thelbësor për lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për informim të pavarur.