Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, u shfaq nga Brukseli nga ku njoftoi se ka pasur takime dhe biseda me aleatët e NATO-s për të ardhmen e Kosovës në këtë aleancë, shkruan Gazeta Metro.
Ambasadori britanik tha se gjatë javës ka qenë në selinë e NATO-s në Bruksel, ku pati mundësinë të zhvillojë takime me aleatët e kësaj aleance për Kosovën.
”E di sa shumë ka rëndësi NATO për popullin e Kosovës dhe ne si Britani jemi krenarë që kemi pasur rol këtu, si dhe ta konfirmojmë përkushtimin ndaj KFOR-it edhe për 3 vjet”, tha Hargreaves në një video-adresim.
Ambasadori u zotua se Britania do të vazhdojë së punuari me ‘miqtë kosovarë’ për t’u siguruar se Kosova mund të kontribuojë në sigurinë europiane.
Kosova prej fillimit ka qenë e zotuar në qëllimin e saj për anëtarësim në NATO, por një gjë e tillë ende po pamundësohet nga mosnjohja e katër shteteve anëtare dhe mungesa e vullnetit nga aleatët kryesorë europianë./gazetametro.net