Analistët: Zgjedhja e presidentit është çelësi për zhbllokimin e krizës politike
Analistët: Zgjedhja e presidentit është çelësi për zhbllokimin e krizës politike 09.07.2026 | 14:34
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fiks pas një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, të martën më 7 korrik i certifikoi rezultatet duke i hapur rrugë nisjes së formimit të institucioneve dhe zgjedhje më pas edhe të presidentit.
 
A do të gjendet ndonjë zgjidhje e shpejtë mes partive politike për tejkalimin e krizës?
 
Si do të veprojë në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese?A janë opsion zgjedhjet e reja?
 
Këtyre pyetjeve por edhe shumë të tjerave, përgjigje iu dhanë të ftuarit e Programit të Mëngjesit në Klan Kosova.Analistja Afërdita Maliqi, u shpreh se problemi kyç është tek presidenti duke ngritur dilemat nëse do të arrihet të zgjidhet.
 
“Ne në zgjedhje kemi shkuar për president dhe jo për qeveri. Dhe krejt problemi është se a do ta arrijmë ta zgjedhim presidentin e vendit ose nuk do të arrijmë ta zgjedhim?”, u shpreh ajo.
 
Nga ana tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi u shpreh se “presidenti i Kosovës është gazi amerikan”.Sipas tij, kjo është tema kryesore prej të cilës varen edhe koalicionet mes partive politike.
 
“Partitë opozitare i kemi tashmë të pozicionuara që kjo është ndër temat kryesore. Së paku zyrtarisht se ndoshta kur vjen puna edhe për me diskutu nuk e vendosin këtë si kusht”, deklaroi Krasniqi.Derisa juristja Doruntina Meha, tha se sipas saj së pari duhet të zgjidhet presidenti.
 
“Për shkak që te presidenti merret edhe mandati, pasi që edhe kemi shkuar në zgjedhje për presidentin, duket edhe më logjike që të zgjidhet presidenti, por nuk duket që ka vullnet nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje që të zgjidhet presidenti më përpara se qeveria”, deklaroi juristja Meha.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.