Eksperti ndërkombëtar: Aktgjykim ndaj krerëve të UÇK’së mund të kontestohet në aspektin faktik dhe juridik
Eksperti ndërkombëtar: Aktgjykim ndaj krerëve të UÇK’së mund të kontestohet në aspektin faktik dhe juridik 17.09.2026 | 02:46
Eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Mark Ellis, ka deklaruar se aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të përballet me një proces të fuqishëm në Apel, shkruan Gazeta Metro.
 
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ellis ka thënë se vendimi mund të kundërshtohet si në aspektin faktik, ashtu edhe në atë juridik.
 
“Mendoj se në apel gjithmonë ekziston mundësia të argumentohet se aktgjykimi është i gabuar, qoftë në aspektin faktik, qoftë në atë juridik. Kjo është ajo që do të përpiqet të bëjë mbrojtja”, ka thënë Ellis.
 
Drejtori i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve ka theksuar se edhe Prokuroria mund të apelojë pjesë të aktgjykimit.
 
“Sa u përket lirimeve nga akuzat për krime kundër njerëzimit, pres që Prokuroria të argumentojë se trupi gjykues e ka zbatuar gabimisht kriterin për ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik”, është shprehur ai.
 
Sipas Ellis, mbrojtja pritet të fokusohet në mungesën e provave që do ta lidhnin drejtpërdrejt Hashim Thaçin me krime konkrete, si dhe në çështjen e kontrollit efektiv mbi komandantët.
 
“Nga ana tjetër, mendoj se mbrojtja do të argumentojë se nuk kishte prova që e lidhnin drejtpërdrejt Thaçin me krime konkrete, apo që dëshmonin se ai kishte kontroll efektiv mbi komandantët. Ky ishte një nga argumentet e mbrojtjes”, ka deklaruar Ellis.
 
Ai ka vlerësuar se procesi i Apelit mund të zgjasë për shkak të volumit të madh të çështjes, por ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një rigjykim nga fillimi.
 
“Duke pasur parasysh sa gjatë ka zgjatur gjykimi, edhe apeli mund të marrë kohë. Por, nuk bëhet fjalë për një gjykim të ri – çështja nuk do të rigjykohet nga fillimi”, ka thënë ai.
 
“Unë mendoj se do të kemi një proces të fuqishëm apeli, nga të dyja palët”, ka përfunduar Ellis./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.