Eskpozimi i armëve në rrjete sociale, kryhen bastisje në nëntë lokacione – Policia jep detaje
Eskpozimi i armëve në rrjete sociale, kryhen bastisje në nëntë lokacione – Policia jep detaje 13.09.2024 | 15:47
Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në disa lokacione në Prishtinë, ku ka arrestuar disa persona lidhur me ekspozimin e armëve në rrjete sociale, si dhe ka sekuestruar armë dhe municion, raporton Express.
 
Në nëntë bastisjet që janë kryer janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole dhe si dhe sasi e konsiderueshme municioni.
 
“Ndërlidhur me rastin,  me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftim.
 
Policia ka thënë se ky operacion pasqyron përkushtimin dhe përpjekjet e vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.
 
“Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje publikut të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, thuhet tutje.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.