Fotoreporteri danez i gatshëm të dëshmojë për krimet që Serbia kreu në Kosovë
Fotoreporteri danez i gatshëm të dëshmojë për krimet që Serbia kreu në Kosovë 17.09.2025 | 15:05
Për krimet që Serbia kreu mbi popullatën civile të Kosovës dhe gjenocidin e bërë i gatshëm është të dëshmojë edhe fotoreporteri danez Thomas Sjørup, i cili sot promovoi librin e tij “Kosovo at War” në Prishtinë.
 
Teksa falënderoi qytetarët e Kosovës për ngrohtësinë, ai tha pavarësisht se drejtësisë i takon të gjykojë krimet e luftës, megjithatë është i gatshëm të rrëfejë gjithçka që pa me sytë e tij e çka përjetoi gjatë masakrave serbe që u kryen në popullatën shqiptare.
 
“Shumë njerëz më merrnin në dhomat e tyre, më jepnin ushqim, më tregonin historitë e tyre, më linin t’i fotografoja jetët e tyre, dhe kjo është, e dini, ajo që unë e kujtoj më shumë. Sigurisht që të gjitha ato histori të këqija, që të gjithë i dimë se kurrë nuk do të na duhet t’i përjetojmë. Por, e dini, takimi me njerëzit, dhe gjithashtu gjithë ajo ngrohtësi që kam pasur më pas nga njerëzit që më ftonin nga Kosova, më falënderonin që isha këtu, dhe gjithashtu si sot, ka shumë rëndësi për mua. Dhe unë jam vërtet mirënjohës për këtë. Sa i përket çështjes së krimeve të luftës, unë mendoj se kjo është diçka që ata duhet ta vendosin vetë. Unë po flas vetëm për atë që pashë, dhe nëse dikush dëshiron të më pyesë diçka në lidhje me atë që përjetova, ata janë gjithmonë të mirëseardhur, mund të më thërrasin ose çfarëdo, unë jam i gatshëm. Por triumfin, do t’ia lë ligës”, theksoi ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.