Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE 29.03.2024 | 15:07
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në maj shteti i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. 
 
Minitrja e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, në konferencën për media të mbajtur bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar votën e Malit të Zi kundër Kosovës në Komitetin për politikë dhe diplomaci të Këshillit të Evropës.
 
“Votimi i disa deputetëve nuk do të thotë domosdoshmërisë qëndrimin e qeverisë...Mali i Zi në maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar ajo.
 
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka votuar Mali i Zi kundër Kosovës por një deputete që përfaqëson një subjekt politik.
 
“Është me rëndësi është që vota e deputetes nuk përfaqëson qëndrimin e Malit të Zi por tregon se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi”, ka theksuar Bislimi.
 
Bisilmi ka thënë se votimi kundër i Serbisë nuk ka qenë risi.
 
“Pa qëllim ata i kanë bërë nder Kosovës duke qëndruar në mbledhje e bërë kuorumin”, ka deklaruar Bislimi.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.