Hipokrizi – Qeveria Kurti që s’e pranon shkallën e varfërisë në vend shpërndan ‘ndihma’ si pako emergjente
Hipokrizi – Qeveria Kurti që s’e pranon shkallën e varfërisë në vend shpërndan ‘ndihma’ si pako emergjente 22.05.2026 | 15:39
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është vendosur pro pakos emergjente e cila do të ndihmojë me nga 100 euro punëtorët e sektorit privat, studentët, fëmijët e pensionistët. Dy javë para zgjedhjesh e vetëm disa ditë pas rangimit në vendin e dytë në Evropë për kah varfëria, shkruan Gazeta Metro.
 
Siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare, vendimi për këtë mbështetje u përcoll me kritika të shumta për siç raportohet tendencë për blerje vote.
 
Tutje u vendos që pagesa mujore për lehonat do të kalojë nga 325.9 euro në 500 euro dhe kjo do të nisë të aplikohet menjëherë nga ky muaj.
 
“Njësoj sikur vitin e kaluar edhe në këtë maj ne po i rrisim shtesat për lehonat ashtu siç kemi premtuar. Nga 325.9 euro në muaj në 500 euro muaj, me fjalë tjera nuk po e presim korrikun, por rritjen po e bëjmë qysh tani. Nga ky muaj e tutje, secila nënë lehonë do përfitojë mbështetje mujore nga 500 euro në muaj, kjo për një lehonë e cila nuk është e punësuar përkthehet në 3000 euro, pa llogaritur edhe shtesat mujore për foshnjën, kurse për nënat lehona të punësuara, kjo përkthehet në mbështetje në 1500 euro përtej pagesave që u takojnë atyre sipas ligjit të punës, 70% e pagës nga punëdhënësi për 6 muajt e parë dhe 50% të pagës mesatare nga shteti për 3 muajt e tjerë”, deklaroi Kurti.
 
Vendimi vjen vetëm pesë ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar e rangon Kosovën në gjendje të mjerueshme sa i përket mirëqenies financiare e GDP’së për kokë banori në vend.
 
Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, gjendjen nuk e konsideroi fort keq në një deklarim për mediat të hënën duke thënë se  kemi përparuar për një vend.
 
E edhe për këto vite pushtet, VV’ja janë thirrur për zhvillim ekonomik e përparim të dukshëm në raport me mirëqenien sociale të qytetarëve, ndonëse nëse e krahasojmë me vendimet për pako emergjente mund të raportohet si hipokrizi./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.