Hoti godet qeverinë Kurti për gaz-përçuesin amerikan: Është dëm i madh të vihet në dyshim
Hoti godet qeverinë Kurti për gaz-përçuesin amerikan: Është dëm i madh të vihet në dyshim 19.09.2021 | 09:46
Ish-kryeministri i Kosovës, dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është dëm i madh të vihet në dyshim se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz, shkruan Gazeta Metro.
 
Hot ka thënë se në gjatë qeverisë Mustafa gjatë viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC’së )Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, dhe se ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz.
 
Tutje Hoti ka thënë se në qeverinë e tij por as në atë të Isa Mustafës nuk ka pasur për bashkëpunimin me SHBA.
 
Ndërsa ka potencuar se projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik, dhe se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale.
 
Ky reagim i Hotit vjen pas lajmit që Gazeta Metro dhe media të tjera në vend kanë publikuar  që Qeveria aktuale ka refuzuar projektin investiv që do ta lidhte Kosovën me gaz-përçues. Administrata Biden ka ndarë edhe zyrtarisht 200 milionë dollar grant pa kthim për këtë investim.
 
Postimi i plotë:
 
Është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.
 
Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz.
 
Gjatë kohës sa kam qenë kryeministër, kemi finalizuar listën e projekteve për tu përfshirë në financimin nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit.
 
Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut.
 
As në Qeverinë Mustafa dhe as në Qeverinë time nuk kemi pasur asnjëherë dilema për bashkëpunimin me SHBA.
 
Është dëm i madh që tani hapen këto dilema, në veçanti pasi Presidenti Biden e ka njoftuar Kongresin se e ka ndarë shumën prej 200 mil dollarë për projekte të MCC-së në Kosovë.
 
Në vend që të shkohet përpara me projektin e gazit, hapet debati për rikostruim të TC Kosova A që është kancer ambientialist.
 
Projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik. Duket se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale./gazetametro.net
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.