Hovenier: Përfundimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke
Hovenier: Përfundimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja reciproke 11.06.2024 | 15:52
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe jo “diçka më pak se kjo”.
 
Hovenier tha se duhet angazhim kolektiv për sfida politika, si dialogu.“Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbush këtë vizionin që e kemi për një Europë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe, sidomos duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e mundshme që mund të pasojë”, tha Hovenier në një panel diskutimi në samitin “The Western Balkans 2024”, që po mbahet në Prishtinë.
 
Hovenier theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të dialogut.“Ka një varg zyrtarësh amerikanë, përfshirë dhe mua, që kalojmë shumë kohë për zbatimin e plotë të obligimeve që Kosova dhe Serbia i kanë marrë në procesin e lehtësuar nga BE-ja”, tha Hovenier.Hovenier përsëriti qëndrimin e se SHBA-ja nuk pajtohet me një deklaratë të miratuar më 8 qershor nga Serbia dhe Republika Srpska ku Kosova trajtohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.“Ky nuk është qëndrim i vendit tim apo i partnerëve. Ne e kemi njohur Kosovën si vend të pavarur, sovran, demokratik dhe kjo s’është për debat e as nuk do të rinegociohet, duhet të pranohet, duhet të kremtohet”, tha ambasadori amerikan.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.