Hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit
Hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit 01.06.2023 | 13:34
Nga sot në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, hyjnë në fuqi tri marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor, në kuadër të Procesit të Berlinit.
 
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se marrëveshjet që kanë hyrë sot në fuqi ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, janë:
 
Marrëveshja për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor me letërnjoftime
Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe
Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.
 
“Lëvizja e lirë e personave vetëm me letërnjoftime brenda Ballkanit Perëndimor, lëvizshmëria e studentëve, profesorëve dhe punonjësve akademikë, ndërsa procedurat e njohjes shkurtohen nga disa muaj në dy javë dhe pa shpenzime”, ka njoftuar Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
 
Osmani ka thënë se marrëveshjet paraqesin hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për t'i ofruar qytetarëve lirinë e lëvizjes dhe integrimit, si kusht për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, si rruga më e sigurt dhe më e shpejtë drejt qëllimit tonë të përbashkët - anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.