Konsultat me partitë, Osmani do të kërkojë “kompromis politik”
Konsultat me partitë, Osmani do të kërkojë “kompromis politik” 28.10.2025 | 15:51
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të bëjë thirrje për kompromis politik midis partive politike në konsultat e saj me to në ditët në vijim. 
 
Kështu ka thënë këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, i cili ka bërë të ditur se në këto konsulta do të potencohet rëndësia e miratimit të buxhetit për vitin 2026 dhe i Planit të Rritjes.
 
Sipas Kupinës, Osmani këto akte i konsideron të domosdoshme për stabilitetin institucional dhe funksionimin normal të shtetit.
 
“Presidentja Osmani, në konsultat që do t’i zhvillojë me partitë politike, do ta potencojë rëndësinë e miratimit të Buxhetit për vitin 2026 si dhe miratimin e Planit të Rritjes, si akte të domosdoshme për stabilitetin institucional dhe funksionimin normal të shtetit si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, ka thënë Kupina.
 
Tutje ka theksuar se Osmani do t’i inkurajojë partitë politike të bashkëpunojnë për ta shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës./Sinjali
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.