Kosova edhe sivjet pa Këshill të Europës, vjen reagimi qeveritar: Kritere të padrejta
Kosova edhe sivjet pa Këshill të Europës, vjen reagimi qeveritar: Kritere të padrejta 13.05.2025 | 03:53
Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është lënë jashtë agjendës së mbledhjes së Komitetit të Ministrave.Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet të martën dhe të mërkurën në Luksemburg.
 
Para nisjes së mbledhjes së parë të Komitetit të Ministrave, pa përfshirjen e çështjes së anëtarësimit të Kosovës, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti tha se “Kosova nuk figuron si pjesë e agjendës”.Në një reagim në Facebook, zv/ministri Ahmeti tha se Kosovës i janë vendosur padrejtësisht “kërkesa jozyrtare” për anëtarësim.
 
“Megjithëse të gjitha standardet janë përmbushur dhe secili kriter është plotësuar, anëtarësimi i Republikës së Kosovës nuk është përfshirë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Evropës, i cili mbahet sot dhe nesër në Luksemburg”, tha Ahmeti.\
 
Ai tha Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila vitin e kaluar ia dha dritën e gjelbër kërkesës së Kosovës për anëtartësim, është mekanizmi i fundit që adreson nëse janë plotësuar kriteret.“Komiteti i Ministrave nuk ka vepruar asnjëherë në kundërshtim me opinionet e Asamblesë Parlamentare dhe vonesa aktuale në adresimin e opinionit të saj për Kosovën është e paarsyeshme. Është pikërisht Asambleja Parlamentare ajo që përcakton kriteret e anëtarësimit, siç tregojnë rastet e anëtarësimit të Monakos dhe Armenisë. Askund nuk parashihen ‘kritere jozyrtare’, të cilat po i kërkohen Kosovës në mënyrë të padrejtë”, tha zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme.
 
Sipas Ahmetit, ky trajtim nga Komiteti i Ministrave të KiE-së “është një sinjal shqetësues për rajonin”, veçanërisht në kontekstin e ri pas takimeve të liderëve politikë dhe fetarë të Serbisë me presidentin Putin.Në prill të vitit 2024, raportuesja për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis paraqiti raportin e saj në Asamblenë Parlamentare, duke theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e anëtarësimit. Ky raport u miratua me mbi 80% të votave në favor.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.