Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat në veri
Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat në veri 31.05.2023 | 16:09
Për situatën e fundit në veriun e Kosovës është deklaruar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në konferencë për sigurinë që po mbahet në Bratisllavë, ai tha se autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat atje.
 
"Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat, të cilat janë rritur ndjeshëm në veri të Kosovës, prej se kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën në komunat me shumicë serbe”, ka thënë ai.
 
Në Bratisllavë po mbahet forumi GLOB-SEC ku po marrin pjesë përfaqësues politik nga të gjitha shtetet e BE-së dhe SHBA. GLOBSEC është një think-tank global me zyra lokale në Bratislavë, Bruksel, Kiev, Vjenë dhe Uashington DC, që angazhohet për të rritur sigurinë, prosperitetin dhe qëndrueshmërinë në Evropë dhe në mbarë botën.
 
Misioni i saj është të ndikojë në të ardhmen duke gjeneruar ide dhe zgjidhje të reja për një botë më të mirë dhe më të sigurt.
 
Në Bratisllavë është edhe kryeministri Albini Kurti, i cili është takuar atje me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se “nuk do të dorëzohet Republika demokratike në duart e  fashistëve në veri”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.