Mendim Rugova tregon dy rekordet që i shënoi bora e rënë në Prishtinë
Mendim Rugova tregon dy rekordet që i shënoi bora e rënë në Prishtinë 03.10.2025 | 15:59
Meteorologu kosovar, Mendim Rugova, ka thënë se reshjet e borës në Prishtinë kanë shënuar rekord si për nga data e reshjeve, si për nga sasia.
 
Rugova ka treguar se trashësia e borës së rënë ka shkuar në 10 centimetra dhe se data 3 tetor është më e hershmja e shënuar.
 
Ai ka treguar se deri tani 7 tetori i 2017-ës ka qenë data më e hershme kur reshjet e borës kanë krijuar edhe shtresë prej 1 centimetër.Postimi i plotë:
 
Në Prishtinë shënohet data më e hershme e tetorit me shtresë dëbore3.10.2025 – Me një shtresë prej 10cm borë, data e 3 tetorit është më e hershmja përgjatë muajit tetor në Prishtinë ku reshjet e dëborës formojnë një shtresë. Deri më tani 7 tetori i 2017-ës ishte dita më e hershme që bie borë në Prishtinë dhe formon shtresë, dhe atë vetëm prej 1cm.
 
Kjo shtresë e sotme prej 10cm, është më e larta, pra rekorde për muajin tetor. Më 1997 e 2003 kishte pasur shtresa dëbore, por vetëm prej 4cm, dhe atë krejt nga fundi i tetorit, më 28 tetor 1997, dhe 27 tetor 2003. Patjetër që shkaku i topografisë së Prishtinës, trashësia e borës mund të ndryshojë, meqenëse në pjesë më të ulëta, shtresa mund të jetë më e ulët.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.