Ministri i Mbrojtjes e njoftoi deputeten britanike për rrezikun e militarizimit të vijës kufitare nga ana e Serbisë
Ministri i Mbrojtjes e njoftoi deputeten britanike për rrezikun e militarizimit të vijës kufitare nga ana e Serbisë 20.11.2023 | 03:26
Ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri Maqedonci e përmbylli me takimin me kryesuesen e komitetit për punë të jashtme të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.Sipas njoftimit, të ministrisë, Maqedonci e falënderoi deputetën britanike për angazhimin e pakursyer për të prezantuar të vërtetën për Kosovën dhe kërcënimet që i vijnë vendit nga strukturat e organizuara terroriste dhe para-ushtarake, të mbështetura nga institucionet shtetërore të Serbisë.
 
“Më pas, ministri Maqedonci e njoftoi znj. Kearns për situatën aktuale dhe rrezikun që paraqet militarizimi i vijës kufitare nga ana e Serbisë si dhe mbështetja e aktiviteteve të grupeve terroriste nga ana e institucioneve të sigurisë të Republikës së Serbisë.”, thuhet në njoftim.Në fund, diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.
 
Ndërkaq Kearns u zotua se do të rrisë maksimalisht angazhimin dhe do të shfrytëzojë ndikimin e saj për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.