Osmani ‘shpreson’ të ketë qeveri të re, por nuk e di si e kur mund të bëhet
Osmani ‘shpreson’ të ketë qeveri të re, por nuk e di si e kur mund të bëhet 15.10.2025 | 03:36
Presidentja Vjosa Osmani tha se shrpeson që një qeveri e re mund të formohet, por tha se nuk e di se si ose kur mund të ndodhë kjo. Ajo vetë ia dha mandatin Albin Kurtit për krijimin e qeverisë, ndërsa kanë mbetur edhe 11 ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues. 
 
Mirëpo, shefja e shtetit tha sot se nuk ka informata se deri ku kanë mbërritur negociatat mes partive politike për formimin e qeverisë.
 
“Përkundër angazhimit tim të vazhdueshëm që të kemi konstituim të Kuvendit, ajo çështje është varur nga deputetët, por më në fund kemi konstituim të Kuvendit. Pas asaj, unë menjëherë të nesërmen e kam mandatuar kandidatin për kryeministër nga partia e parë, fituese e zgjedhjeve”, tha fillimisht ajo.
 
Ajo tha nuk mund të ndërhyjë dhe nuk e di për negociatat e partive politike për formim të qeverisë së re.
 
“Unë shpresoj shumë që të kemi qeveri të re sa më parë”, u shpreh presidentja.
 
“Kur do të ndodhë kjo, është në duar të partive politike të cilat duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët”, tha ajo.
 
Osmani tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti, i mandatuar për formimin e qeverisë së re, tashmë ndodhet në rrjedhje të afatit i cili përfundon më 26 tetor.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.