Politikani serb që kërkoi falje për krimet në Kosovë: Jam rrahur për më shumë se 9 orë nga shërbimet sekrete serbe
Politikani serb që kërkoi falje për krimet në Kosovë: Jam rrahur për më shumë se 9 orë nga shërbimet sekrete serbe 18.02.2026 | 02:18
Lideri i Partisë Republikane serbe, Nikola Sanduloviç, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” në A2CNN, tregoi se si u rrah nga shërbimet sekrete serbe vetëm pse kërkoi falje për krimet në Kosovë dhe vendosi lule mbi varrin e një vajze të vogël.
 
“Pati një tentativë vrasje ndaj meje, që e organizoi Aleksandar Vuçiq për shkak se unë doja paqe dhe kërkova falje për krimet që pushteti kriminel serb i ka kryer në Kosovë, mes të tjerash edhe ndaj familjes Jashari. Unë erdha të shtrij dorën e pajtimit dhe vendosa lulet në vajzën e 7-vjeçares Blerina Jashari, ndërsa në Serbi u paraqit se vendosa lule në varrin e një terroristeje. Unë këtë e pagova thuajse me jetë. Jam rrahur 9 orë e gjysmë në ndërtesën e shërbimit sekret serb dhe jam dërguar në Spitalin Ushtarak në gjendjen e vdekjes klinike”, kujton Sanduloviç.
 
“Më tej, më dërguan në burg, ku isha në duart e Zotit. Falë angazhimit të zonjës Osmani dhe zotit Kurti, si dhe shërbimit amerikan, unë jam liruar dhe pastaj rekuperuar”, shtoi Sanduloviç.
 
Sipas tij, ajo që ndodhi me të tregon se “kjo tregon situatën e sotme në Serbi, ku rrihen qytetarët, studentët dhe akuzat e rrejshme me të cilat burgosen njerëzit”./A2CNN
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.