Rama: Kapitull i ri për të rinjtë e Prishtinës, nënshkruhet marrëveshja që e kthen Pallatin e Rinisë në qendër të teknologjisë
Rama: Kapitull i ri për të rinjtë e Prishtinës, nënshkruhet marrëveshja që e kthen Pallatin e Rinisë në qendër të teknologjisë 29.10.2025 | 03:25
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me DOKUTECH, për të cilën tha se e kthen Prishtinën në qendër të inovacionit e teknologjisë.
 
“Sot hapëm një kapitull të ri për të rinjtë dhe të ardhmen digjitale të Prishtinës!  Kryeqyteti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me DOKUTECH për të kthyer Prishtinën në qendrën e inovacionit, teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në rajon”, ka shkruar Rama.
 
Ai theksoi se marrëveshja parasheh laboratorë STEAM, trajnime në Inteligjencë Artificiale e festivalin DOKUTECH.
 
“Nga laboratorë STEAM, trajnime në AI, te festivali ndërkombëtar DOKUTECH që rikthehet në Pallatin e Rinisë. Ky është një investim i fuqishëm në rininë tonë dhe të ardhmen e qytetit.  Prishtina po rritet si qytet i dijes, inovacionit dhe mundësive!”, ka shkruar Rama.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.