Regjistrimi i popullsisë pritet të ndikojë në financimin e komunave
Regjistrimi i popullsisë pritet të ndikojë në financimin e komunave 10.09.2024 | 16:02
Me rastin e publikimit të analizës `Regjistrimi i Popullsisë, Ndikimi në Financimin e Komunave`, u tha se komunat që kanë pasur rritje të numrit të banorëve e po ashtu edhe të financimit janë ajo e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Graçanicës.
 
Ndërsa, ulje të financimit thuhet se ka pasur në Komunën e Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Podujevës.
 
"Në vitin 2026 për 22 milionë e 700 mijë euro do të zvogëlohet financimi për 25 komuna, ndërsa për 13 komuna do të ketë rritje të financimit për 22.3 milionë euro", tha Besnik Muçaj, Menaxher i Programeve, në Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale.
 
Ndërsa, Arbër Vokrri, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal u zotua për mbështetje financiare të nivelit lokal, derisa edhe kërkoi bashkëpunim mes dy niveleve.
 
"Kjo qeveri e ka dëshmuar interesimin që ta ndihmojë qeverisjen lokale financiarisht me faktin se është rritur granti i përgjithshëm. Ndërsa, ministria jonë me kapacitetet tona bënë përpjekje për ta ndihmuar qeverisjen lokale financiarisht. Është shqetësuese se ka një trend negativ demografik. Vetëm një numër i vogël i komunave kanë përjetuar rritje të popullsisë. Kjo duhet të adresohet nga shoqëria dhe shteti", theksoi ai.
 
Ndërsa, anëtari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Besnik Tahiri ngriti nevojën për ndryshimin e Ligjit për Financa Lokale.
 
"Shihet qartë që regjistrimi i popullsisë ka ndikim në financimin e komunave. E shohë si jetike që fokusi i parë të jetë tek Ligji për Financa Lokale.
 
Ligji ka hapësirën e diskutimit thelbësor për shkak se në Kuvend nuk na duhen 2/3. Unë jam i bindur që ligji do të ketë mundësi të rishikohet qe të adresohet rezultati i regjistrimit të popullsisë. Ky rezultat do të shtynte përpara temën e rishikimit të sistemit të decentralizuar të qeverisjes lokale në Kosovë", shtoi ai.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.