Shkëputja e kontratës kolektive nga MASHT-i, vjen reagimi i fundit nga SBASHK
Shkëputja e kontratës kolektive nga MASHT-i, vjen reagimi i fundit nga SBASHK 23.11.2022 | 03:16
Nënkryetarja e SBASHK, Vjollca Shala, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me shkëputjen e kontratës kolektive që është bërë nga Ministria e Arsimit.Shala tha se shkëputja e kontratës ka qenë e njëanshme dhe dhe se nuk kanë patur asnjë njoftim më herët nga MASHTI.
 
“Shkëputja e kontratës kolektive njëanshëm, vetëm nga ana e Ministrisë së Arsimit është e paligjshme meqë edhe në kontratën kolektive shpjegohet shumë qartë edhe procedura për shkëputje të kontratës kolektive që duhet të jetë e dyanshme.“Në këtë rast ka ndodhur e njëanshme vetëm nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe kjo nuk i kontribon dialogut social në mes të SBASHK dhe MASHTI”.
 
“Paraprakisht nuk kemi patur as ndonjë bisedë dhe as nuk jemi njoftuar për çështjen e shkëputjes së kontratës kolektive” deklaroi Shala për “Gazeta Blic”Në letrën e MASHT drejtuar SBASHK-ut, të siguruar nga Gazeta Blic thuhet se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm nga MASHT-i, “bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”.
 
Kontrata Kolektive i siguronte punëtorëve të arsimit mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënës, shpërblimin jubilar, kompensimin e shujtë dhe benefitet tjera.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.