Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë 12.11.2026 | 03:34
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.Tri raste janë raportuar në Gjakovë. Në rastin e parë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
 
Në rastin e dytë, një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa viktima nuk ka kërkuar tretman mjekësor.
 
Në rastin e tretë, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.Po ashtu, në Gjakovë është raportuar edhe një rast i datës 9 nëntor 2026. I dyshuari është arrestuar, intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
 
Ndërkohë, tri raste të tjera janë raportuar në Prishtinë. Në rastin e parë, një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy fëmijëve të mitur.
 
Nuk raportohet për persona të arrestuar, transmeton Klankosova.tv.Në rastin e dytë, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe e ka larguar atë nga shtëpia.
 
Ndërsa, në rastin e tretë, një i mitur dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, me ç’rast është dërguar në mbajtje.Rasti i fundit është raportuar në Kamenicë, ku një person është arrestuar nën dyshimin se kishte fyer vajzën e tij.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.