Stoltenberg nga Sarajeva: Jemi të shqetësuar me ndikimin rus në Ballkan
Stoltenberg nga Sarajeva: Jemi të shqetësuar me ndikimin rus në Ballkan 20.11.2023 | 03:28
“Ne jemi të shqetësuar me retorikën secesioniste të ndarjes dhe ndikimin rus”. Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Sarajevë gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje dhe Hercegovinë.
 
“ Kjo kërcënon të minojë stabilitetin dhe të dobësojë reformat. Të gjithë liderët duhet të punojnë për përparim. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, në vendin tuaj, i cili ka një rëndësi të madhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj ne po thellojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin tonë praktik”, tha Stoltenberg.
 
Ai tha se “aleatët mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës”.
 
Në mëngjes, Stoltenberg bisedoi me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të BeH, Borjana Kristo.
 
Kryetarja e Këshillit të Ministrave të BeH-së, Borjana Kristo, deklaroi se vendi i BeH-së merr pjesë në Planin e Veprimit për anëtarësim në MAP, i cili, siç tha ajo, sinjalizon se ka një vendim politik të NATO-s që BeH mund të bëhet anëtare e NATO.
 
“Duhet të arrijmë një konsensus politik dhe përmes dialogut të arrijmë në qëndrime që janë shumë të rëndësishme për Bosnjën dhe Hercegovinën kur është fjala për bashkëpunimin me NATO-n”, tha Kristo.
 
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbërriti të dielën në mbrëmje, më 19 nëntor, për një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë.
 
Kjo është vizita e tij e parë në Bosnje dhe Hercegovinë.
 
Menjëherë pas mbërritjes, ai u takua me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës në një darkë pune.
 
Anëtari i Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka bërë të ditur se gjatë bisedës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se NATO mbetet garantues i sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës.
 
“Ai tha se NATO-ja nuk e miraton retorikën që nxit përçarje dhe rrezikon funksionimin e institucioneve të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Ai gjithashtu theksoi se rrugët evropiane dhe NATO-s të Bosnjë-Hercegovinës janë të përputhshme dhe se NATO do të ndihmojë proceset reformuese, të cilat e afrojnë Bosnjën dhe Hercegovinën drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian” thuhet në profilin e Beqiroviqit.
 
Në daljet e mëparshme në media, Stoltenberg deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina, së bashku me Gjeorgjinë dhe Moldavinë, i përket vendeve që meritojnë vëmendje të veçantë nga NATO./express/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.