Edhe pas thirrjeve të SHBA’ve, Kurti s’e do gazin amerikan: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë
Edhe pas thirrjeve të SHBA’ve, Kurti s’e do gazin amerikan: Të marrim rrymë nga terminali i LNG në Vlorë 10.06.2026 | 14:22
Java e kaluar qe e bujshme me thirrje, lutje e kritika që Kosova ta pranojë gazin amerikan, jo vetëm si diçka pozitive për vendin, por që përgjigjja negative nga Qeveria në detyrë mund të lëkundë bashkëpunimin mes dy vendeve, transmeton Gazeta Metro.
 
Ndonëse e ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, bëri thirrje që Kosova t’i bashkohet gazsjellësit amerikan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës, një natë para zgjedhjeve, ka folur në detaje për qëndrimin e tij sa i përket kësaj teme.
 
Kurti ka lënë të kuptohet se nuk dëshiron që gypat e gazit amerikan të vijnë deri në Kosovë, por që Kosova të kyçet në terminalin e gazit i cili  në Vlorë dhe të marrë nga aty energji elektrike përmes interkoneksionit 400 kilovoltsh që Kosova lidhet me Shqipërinë.
 
“Ke parasysh që kemi bashkëpunim me Shqipërinë, me ALPEX, ne dëshirojmë të jemi të integruar në Republikën e Shqipërisë. Vizioni ynë është që ne të bëhemi bashkë me Shqipërinë në terminalin e gazit të lëngshëm në Vlorë. Kosova ka gatishmëri të investojë në terminalin në Vlorë dhe paramendoni një situatë ku ne mund të kishim përqindje të aksioneve në terminalin e Vlorës dhe aty mund të vijë gazi i lëngshëm prej jashtë, të shndërrohet në energji elektrike dhe me interkoneksion prej 400 kilovoltësh e sjellim tek ne. S’kemi nevojë ta sjellim në Kosovë, por nga Vlora e marim. Vlora mund të jetë vendi ku Shqipëria e Kosova janë bashkë sa i përket gazit të lëngshëm që importohet nga jashtë”, ka thënë Kurti në intervistën e datës 6 qershor në RTK.
 
Kreu i VV’së ka thënë se më shumë preferon që qymyrin e Kosovës ta shndërrojnë në gaz sesa që Kosova të blejë gaz. Kurti ka thënë se Kosova është e interesuar për kompanitë amerikane të cilat mund ta bëjnë gazifikimin e linjitit që Kosova ka me shumicë.
 
“Ne jemi shumë të interesuar për ekspertizën amerikane dhe për korporatat amerikane për gazifikimin e linjitit meqenëse ne i kemi burimet tona. Dhe mendoj se kjo nuk është në shpërputhje me politikën aktuale të administratës amerikane, e cila nuk ka një distancë për përdorimin e  qymyrit siç e kishte administrata paraprake”, kishte shtuar Kurti.
 
Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti në vitin 2021 kishte vendosur që përfudimisht të mos e përzgjidhte projektin e gazsjellësit amerikan që financohej nga MCC-ja, ndërsa vendimi ishte konfirmuar atë kohë nga ministrja Artane Rizvanolli.
 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar sërish hapur Republikës së Kosovës që t’i bashkohet projektit amerikan të Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) dhe gjithashtu theksojnë përkrahjen edhe për të diversifikuar burimet e energjisë.
 
Në një përgjigje për Gazetën Express nga Ambasada e SHB-së kanë thënë se Washingtoni zyrtar përkrah nismat që Kosova të diversifikojë burimet e saja të energjisë.
 
Në këtë përkrahje përfshihet përdorimi i teknologjisë amerikane për gazifikimin e qymyrit, përdorimin e burimeve të rinovueshme, dhe nxitja e Kosova për t’iu bashkuar tubacionit të gazit natyror, për të cilin e ngarkuara me punë Annu Pratipati është deklaruar javën e kaluar.
 
Ambasada amerikane thotë se është e qartë që Kosova s’është duke prodhuar mjaftueshëm energji për të plotësuar kërkesat e brendshme të qytetarëve.
 
“Shtetet e Bashkuara mbështesin iniciativat për të diversifikuar burimet e energjisë në Kosovë. Kjo përfshin përdorimin e teknologjisë amerikane për gazifikimin e qymyrit, linjitin vendas, burimet e rinovueshme të energjisë dhe nxitjen e Kosovës për t’u bashkuar me tubacionin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) të përshkruar në artikullin tonë javën e kaluar. Një gjë është e qartë: Kosova aktualisht nuk prodhon energji të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën e brendshme”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.