Gallup: Kosova shteti me përkrahjen më të madhe ndaj SHBA’së, Izraeli i dyti
Gallup: Kosova shteti me përkrahjen më të madhe ndaj SHBA’së, Izraeli i dyti 03.04.2026 | 02:24
Sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup, Kosova qëndron më së larti sa i përket mbështetjes dhe miratimit të politikave amerikane me 64 pikë, kurse në të njëjtën kohë, është edhe kundërshtarja më e fortë e politikave të Republikës Popullore të Kinës, me -68 pikë, transmeton Gazeta Metro.
 
Mbështetja euro-atlantike e vendit dëshmohet edhe në renditjen në listë, ku Kosova qëndron e para, pasuar nga Izraeli me 57 pikë, Polonia me 47, Shqipëria me 40 dhe Filipinet me 36.
 
“Krahasimi i miratimit neto në nivel shtetëror tregon se cilat vende anojnë drejt njërës fuqi apo tjetrës në aspektin e opinionit publik. Vendet dhe territoret më të rreshtuara me Shtetet e Bashkuara – ato që kanë një miratim të fortë neto për ShBA-në, që përafërsisht pasqyron mosmiratimin e tyre neto ndaj Kinës – shtrihen në disa rajone dhe përfshijnë Kosovën, Shqipërinë, Izraelin, Poloninë dhe Filipinet”, thuhet mes tjerash në publikimin e “Gallup”.
 
Edhe për sa i përket mos-miratimit të politikave të Kinës, renditja është pothuajse e njëjtë, me Poloninë që renditet pak më poshtë se Kosova, me -63 pikë, Izraeli me -59 pikë, Shqipëria -44 dhe Filipinet me -42.
 
Krah politikave të Kinës si zakonisht renditen vendet si: Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe Hong Kongu, shifra që tregojnë po ashtu se të njëjtat kanë edhe negativitet të thellë ndaj ShBA-së.
 
Sipas “Gallup”, ndonëse asnjëri vend nuk gëzon mbështetje të gjerë, Kina i tejkaloi Shtetet e Bashkuara në vlerësimet globale të miratimit në vitin 2025, me një mesatare prej 36% që miratojnë udhëheqjen e Kinës, krahasuar me 31% për ShBA-në.
 
Gati gjysma e të gjitha vendeve kanë një qëndrim negativ ndaj të dy fuqive./gazetametro.net
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.