Vendet e Gjirit, të përfaqësuara nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), kanë shprehur mbështetje për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit i OKB-së që autorizon përdorimin e “të gjitha masave të nevojshme” për të garantuar lundrimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit.
Kjo formulë, e përdorur nga OKB-ja, nënkupton mundësinë e ndërmarrjes edhe të veprimeve ushtarake në rast nevoje për të mbrojtur rrugët detare ndërkombëtare, raportojnë mediat nderkombëtare.
Sekretari i përgjithshëm i GCC-së, Jassim Albudaiwi, deklaroi në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit se sulmet e Iranit ndaj vendeve fqinje kanë tejkaluar “çdo vijë të kuqe”.
Ai shtoi se të gjashtë vendet anëtare të GCC-së duhet të jenë pjesë e çdo diskutimi apo marrëveshjeje me Iranin lidhur me sigurinë rajonale.
Ndërkohë, Bahreini, që aktualisht kryeson Këshillin e Sigurimit dhe është anëtar i GCC-së, ka propozuar që rezoluta të hidhet në votim të premten, duke kërkuar që shtetet të përdorin “të gjitha mjetet e nevojshme” për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit, Gjirin Persik dhe Gjirin e Omanit.
Megjithatë, rezoluta po përballet me kundërshtim nga Rusia dhe Kina, të cilat kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit.
Zhvillimet vijnë në një kohë tensionesh të larta, pasi Irani ka kufizuar lundrimin në Ngushtica e Hormuzit një korridor kyç për transportin e një pjese të madhe të naftës botërore duke ngritur shqetësime globale për furnizimet energjetike
Vendet e Gjirit dhe aleatët e tyre po kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për të garantuar sigurinë e lundrimit dhe për të rihapur këtë rrugë strategjike.
Negociatat për tekstin e rezolutës po vazhdojnë, ndërsa pritet që kundërshtimi nga Rusia dhe Kina të ndikojë në fatin e saj.