Me rastin e festave të Pashkëve, u zhvillua një telefonatë sot paradite, më 3 prill, mes Papës dhe kreut të Shtetit të Izraelit. U konfirmua nevoja për të rihapur dialogun diplomatik "me synim një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në mbarë Lindjen e Mesme". U nënvizua rëndësia e mbrojtjes së civilëve dhe promovimi i respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare.
Të rihapen të gjitha kanalet e dialogut. Kjo është ajo që u konfirmua gjatë një telefonate, paraditen e sotme, 3 prill, mes Leonit XIV dhe Isaac Herzog, President i Shtetit të Izraelit, me rastin e festave të Pashkëve.
Siç informon Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, "gjatë bisedës u rikonfirmua nevoja për të rihapur të gjitha kanalet e mundshme të dialogut diplomatik, për t'i dhënë fund konfliktit të rëndë në vijim, me synim një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në mbarë Lindjen e Mesme".
Gjatë bisedës, gjithashtu, vëmendja u ndal te rëndësia e "mbrojtjes së popullatës civile dhe promovimit të respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare", saktëson më tej komunikata e Zyrës së Shtypit të Vatikanit./Radio Vatikani