Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së
Gjermania dhuron rreth 3 milionë euro për avancimin e kapaciteteve të FSK-së 13.08.2026 | 03:32
Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Federale të Gjermanisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido Altendorf, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin e donacionit gjerman “Enable & Enhance Initiative”, me vlerë prej rreth tre milionë euro.
 
Në takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë i Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Imer Avdiu, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Silke Bellmann, si dhe përfaqësuesit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nënkolonel Fabian Vogl dhe major Claus Schumm.
 
“Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm, Gafurr Dugolli, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe shprehu besimin se ai do të vazhdojë edhe përmes projekteve të tjera në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
 
Ky projekt, me vlerë prej rreth tre milionë eurosh, synon të avancojë kapacitetet operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj.
 
Tutje theksohet se projekti është vazhdimësi e projekteve të realizuara deri më tani në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.