GLPS: Vendimmarrja e Qeverisë në detyrë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin
GLPS: Vendimmarrja e Qeverisë në detyrë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin 13.08.2026 | 15:21
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur “shqetësim serioz” për vendimet e Qeverisë në detyrë në mbledhjen e mbajtur dje, më 12 gusht.
 
Përmes një komunikate për media, GLPS i ka cilësuar vendimet të kundërligjshme, duke qenë se shumica e anëtarëve të Qeverisë në detyrë janë betuar si deputetë të Kuvendit të Kosovës.
 
“Në rrethanat aktuale, vazhdimi i ushtrimit të kompetencave ekzekutive është i papranueshëm dhe ngre çështje serioze të ligjshmërisë së vendimmarrjes së Qeverisë në detyrë”, thuhet në komunikatë.“Duke u bazuar në Nenin 72 të Kushtetutës, Nenin 26 të Ligjit për Qeverinë dhe Aktgjykimin e Gjykatës Supreme P.A.nr.09/2025, në secilën prej tyre ndalohet ushtrimi i njëkohshëm i funksionit të deputetit dhe anëtarit të qeverisë. Këto kufizime nuk mund të anashkalohen përmes interpretimit politik, por janë garanci të drejtpërdrejta të parimit të ndarjes së pushteteve dhe të funksionimit të kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve”, vazhdon komunikata.
 
GLPS, më 6 gusht 2026, ka njoftuar se i është drejtuar Zyrës së Kryeministrit me kërkesë për dokumentacionin që dëshmon nëse anëtarët e Qeverisë në detyrë, të zgjedhur deputetë, kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ministrore. Sot shënohet dita e shtatë dhe e fundit e afatit ligjor për përgjigje dhe GLPS pret që ZKM-ja të përmbushë detyrimin ligjor dhe të sigurojë transparencë mbi këtë çështje.Për më tepër, GLPS ka theksuar se dorëheqja nga një funksion publik nuk mund të jetë një akt formal në letër, i cili nuk pasohet nga ndërprerja faktike e ushtrimit të atij funksioni. Nëse një person ka dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit të qeverisë për të respektuar kufizimin kushtetues dhe ligjor, kjo dorëheqje duhet të prodhojë efekt real. Nuk mund të pretendohet se një funksion është ndërprerë, ndërkohë që personi vazhdon të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë që burojnë nga ai funksion.
 
GLPS konsideron se vendimmarrja e djeshme e Qeverisë në detyrë është e kundërligjshme dhe nuk mund të normalizohet. GLPS u bën thirrje anëtarëve të Qeverisë që të jenë plotësisht transparentë dhe llogaridhënës ndaj publikut lidhur me dorëheqjet e tyre dhe statusin juridik që rrjedh prej tyre. Qeveria në detyrë duhet të përmbahet nga çdo veprim që tejkalon kompetencat e përcaktuara për një Qeveri në detyrë dhe të respektojnë në mënyrë strikte kufizimet që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.